Përmbytjet në Japoni, dhjetëra të vdekur dhe 1.6 milionë njerëz të evakuar...

Përmbytjet në Japoni, dhjetëra të vdekur dhe 1.6 milionë njerëz të evakuar (Foto)

89
0
Shares

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë marrë të paktën 60 jetë njerëzish, e kanë lënë dhjetëra të tjerë të zhdukur, në zonat perëndimore të Japonisë.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shira të rrëmbyeshëm që prej së enjtes. Qindra shtëpi janë dëmtuar, rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa dyfishi i tyre janë këshilluar të largohen.

Autoritetet thonë se, me të gjitha gjasat, kjo do të jetë fatkeqësia më e rëndë nga moti që ka parë ndonjëherë Japonia në dekada të tëra. Kryeministri Shinzo Abe tha se autoritetet janë përballur me një “garë kundër kohës”, për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit.

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka deklaruar se në një zonë të prefekturës Kochi, shiu ka arritur 26.3 centimetra, niveli më i lartë në histori që prej kur ka filluar matja në 1976-ën. Rreshjet e dendura kanë prodhuar rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në një territor të gjerë, duke krijuar një pellg që ka mbytur dhe shkatërruar mbi 500 shtëpi, ka zhytur mijëra makina dhe ka bllokuar rrugët kryesore të komunikimit, duke krijuar probleme të mëdha logjistike për kompanitë lokale.

Autoritetet urdhëruan një evakuim të paprecedentë: deri në 4.7 milionë njerëz, duke mobilizuar 48 mijë burra mes forcave të vetë-mbrojtjes, policisë dhe zjarrfikësve.

Në qytetin e Motoyamës, rreth 600 km në perëndim të kryeqytetit Tokio, mes mëngjesit të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës kanë rënë 583 mm shi, ndërkohë që sipas agjencisë meteorologjike të Japonisë priten të tjera reshje gjatë ditëve të ardhshme.

Edhe Kyoto, një qytet rreth 300 km në lindje të Hiroshimës, është prekur nga reshjet e jashtëzakonshme. Banorë lokalë janë shprehur për faqen japoneze të internetit “Japan Times” se “kushdo që jeton buzë lumenjve duhet të bëhet nervoz, për shkak se sezoni i tajfuneve është thjesht në fillimin e tij”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY