Durrës/E goditi babai me topuz kur flinte, ndërron jetë 41 vjeçari

Durrës/E goditi babai me topuz kur flinte, ndërron jetë 41 vjeçari

96
0
Shares

Agron Tema, 41-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, tri ditë pasi u dhunua dhe godit me topuz nga babai i tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjuricaj të Durrësit.

Viktima ishte dërguar  fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit të hënën në mëngjes, por prej andej u përcjell për në Tiranë për ndihmë më të specializuar, për shkak se gjendja e tij paraqitej e rëndë. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, 41-vjeçari ndërroi jetë mesditën e së enjtes.

I ati, Xhavit Tema, ndodhet prej tri ditësh në ambientet e paraburgimit në Durrës. 70-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje nuk ka shfaqur aspak pendesë për krimin, ndërsa mendohet se ka probleme psikologjike. Ai nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen e të birit dhe jep deklarata kontradiktore për motivin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së 2 korrikut në fshatin Gjuricaj. I moshuari u arrestua në kushtet e flagrancës, pas denoncimit të bërë për dhunë në familje. Përveç djalit, viktimë e agresionit të 70-vjeçarit ishte dhe Jolanda Tema, 24 vjeçe, nusja e djalit të vogël të të moshuarit, që jeton në emigracion.

Policia bën të ditur se Xhavit Tema në banesën e përbashkët ka goditur djalin e tij me shkop topuz, që përdoret zakonisht për shtypjen e ullinjve, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë.

Goditja në kokë i ka shkaktuar Agron Temës dëme të rënda. Ndërsa me nusen e djalit të tjetër, Jolandën,  e ka  goditur në trup ndërsa po flinte në shtrat. Ajo mori dëmtime të lehta  dhe mësohet të jetë jashtë rrezikur për jetën. Ishte ajo që bëri denoncimin në Polici për atë që kishte ndodhur.

Pritet që Prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj 70- vjeçarit në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, tani që djali i tij ndërroi jetë pas dhunës së pësuar. Burime policore thanë se të hënën e 2 korrikut, në kulmin e një sherri, 70- vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit tjetër të tij, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY