Në aksesorët e celularëve fshihnin droga të forta, si u kapën vëllezërit...

Në aksesorët e celularëve fshihnin droga të forta, si u kapën vëllezërit korçarë

78
0
Shares

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla.   Policia arreston në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohet 13.2 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Julian Gega (Mingo), 39 vjeç, Mikel Mingo, 24 vjeç,  Mondi Mingo, 42 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në dyqanin në pronësi të shtetasve Mondi dhe Mikel Mingo, në lagjen nr 9 Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Julian Gega, si edhe gjatë kontrollit fizik të këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

13.2  gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza. 1 peshore.

Gjithashtu shtetasi Julian Gega, tek dyqani i cili shërbente si servis celularësh, tregëtonte aparate satelitore pa dokumentacionin dhe autorizimin përkatës, si edhe rreth 300 aksesorë të ndryshëm telefonash, për të cilat nuk dispononte fatura.

Materialet  në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 283/2 , 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY