DETAJE/Furgoni bie në humnerë, kush janë minatorët e plagosur, shoferi largohet nga...

DETAJE/Furgoni bie në humnerë, kush janë minatorët e plagosur, shoferi largohet nga vendngjarja

53
0
Shares

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në rrugën Qafë Bualli të Kastës, ku një furgon ka përfunduan në humnerë.

Nga të dhënat paraprake mësohet në mjet udhëtonin 5 persona, mes tyre 3 femra.  Katër pasagjerët kanë mbetur të plagosur, ndërkohë shoferi raportohet se ka mundur të dalë nga makina dhe është larguar nga vendngjarja.

Dy janë prej të plagosurve janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njëri me helikopter dhe tjetri me autoambulancë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë, një automjet  ka dalë nga rruga.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga  verifikimet paraprake kanë konstatuar  se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës,  automjeti tip ‘Mercedez Benz’, me drejtues Y. H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët , A. S.,  45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D. M., 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh. K., 44 vjeçe, dhe V. K., 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY