Basha paralajmëron arkitektin danez të teatrit: Do të jesh non-grata…

Basha paralajmëron arkitektin danez të teatrit: Do të jesh non-grata…

76
0
Shares

Në një postim në Twitter, Kryetari i PD Lulzim Basha ka paralajmëruar arkitektin danez të projektit të teatrit, Bjarke Ingels se do trajtohet si non-grata në Shqipëri.

Basha shprehet se arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë për interesat narkomafioze të Edi Ramës.

“Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruan Basha në Twitter.

Kreu i opozitës ka shpërndarë një artikull në anglisht të exit.al, të cilët kanë verifikuar deklaratat e arkitektit danez mbi shembjen e teatrit kombëtar në Tiranë. Sipas investigimit, kompania e Bjarke ka gënjyer kur thotë se ka fituar konkurs për teatrin në Tiranë dhe nuk iu është përgjigjur gazetarëve.

E njëjta gjë edhe me bashkinë e Tiranës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi procedurat për projektin e teatrit të ri. Investigimi zbulon se projekti është bërë për kompaninë Fusha. sh.p.k dhe jo për Bashkinë e Tiranës apo për qeverinë shqiptare, duke mos pasur asnjë referencë masterplani për këtë zonë të qendrës së mbrojtur të Tiranës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY