Elbasan, tenton të vjedhë me dhunë, arrestohet në flagrancë nga Policia

Elbasan, tenton të vjedhë me dhunë, arrestohet në flagrancë nga Policia

54
0
Shares

Elbasan nje person ka tentuar të vjedhë me dhunë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në fshatin Mlizë, Elbasan, po ndodh një vjedhje me dhunë në një banesë.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes profesionale është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke u larguar nga banesa i autorit:

• E. P, 32 vjeç, banues në fshatin Shelcan Elbasan.

Shtetasi i lartëpërmendur ka hyrë në banesën e shtetasit B.T., 64 vjeç, i cili ndodhej i vetem në banësë e tij, ku i ka kërkuar para dhe më pas e ka goditur me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, ” Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet,139 e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY