Habit ministri grek: Camët janë kriminelë lufte, kanë bashkëpunuar me nazistët

Habit ministri grek: Camët janë kriminelë lufte, kanë bashkëpunuar me nazistët

63
0
Shares

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”. Në një deklaratë për mediat në orët e para të mëngjesit ai tha se ato që thuhen për çështjen e pronave nuk kanë lidhje me çamët.

Duke iu referua marrëdhënieve me Shqipërinë, Kammenos tha se mbrëmë u informua nga kryeministri që po mbyllet çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike -ashtu si dhe me vende të tjera-, por shtoi se komunikimet përkatëse do të bëhen nga ministri i Jashtëm.

“Ato që kërkonte Greqia nga Shqipëria po nisin të realizohen”, tha më tej Kammenos. “Si p.sh., zhvarrimi i ushtarëve grekë. Shqipëria po fillon të vetëdijesohet se është në dobi të saj të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë”, tha ministri grek i mbrojtjes.

Kammenos, kryetar i partisë së djathtë “Grekët e pavarur”, foli edhe për zonën ku jeton minoriteti grek në Shqipëri, duke iu referuar asaj zone me termin “Epiri i Veriut”.

“Epiri i Veriut është zona ku grekët ekzistonin dhe do të ekzistojnë. Minoriteti do të mbrohet”, tha ministri grek i mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY