VIDEO/ Gjyqtari Lazaj jep mesazhin: Jam kërcënuar, KPK-ja kujdes me hetimet

VIDEO/ Gjyqtari Lazaj jep mesazhin: Jam kërcënuar, KPK-ja kujdes me hetimet

102
0
Shares

Në përfundim të seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Artan Lazaj ka folur për mediat. Sipas tij shumë fakte janë shtrembëruar, teksa kërkoi që KPK-ja të merrte parasysh edhe përballjen e gjyqtarëve për kriminelët e dënuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do te jape vendimin e tij per gjyqtarin Artan Lazaj  ne 11 korrik ne oren 09:30. Sot KPK deklaroi se nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari ka bere deklarim te rreme te pasurise se tij. Ndërsa vete gjyqtari u shpreh se banka ka gënjyer dhe se fajin e ka ILDKPKI-ja, që sipas tij ka bërë deklarim të rremë.

Lazaj pas përfundimit të seancës në një prononcim për mediat tha se beson që do të rikonfirmohet në detyrë.

“Kam besim te drejtësia sepse në konkluzionet kishte shumë fakte, që komisioni do i rivendosë. Kam besim se do të rikonfirmohem në detyrë”.

I pyetur nga gazetaret per deklaratat e tij brenda ne seance ku tha se ka marre kercenime gjatë detyrës, pasi ka dhënë disa dënime përjetë, Lazaj dha kete shpjegim:

Është fakt i njohur gjerësisht kur u shkëputa si gjyqtar dhe isha pjesë e KQZ, jam kërcënuar. Ka shkrime nga njerëz që unë kam dënuar. Me këtë doja të jepja një mesazh që jo vetëm për mua por edhe për shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. Këta që janë dënuar kush i ka dënuar? Ne i kemi dënuar. Sidomos në këtë pjesë, KPK duhet të ketë shumë kujdes. Nuk them që të shmanget hetimi i së vërtetës por të shikohet edhe kjo”, u shpreh gjyqtari i Tiranës.

Gjyqtari Laze: Kam dhënë dënime përjetë dhe jam kërcënuar, Vettingu mos më hedhë në rrugë – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Gjyqtari Laze: Kam dhënë dënime përjetë dhe jam kërcënuar, Vettingu mos më hedhë në rrugë – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Publiée par Shqiptarja.com sur Lundi 2 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY