Fier/Luftoi dy ditë për të jetuar, 5 vjeçarja ndërron jetë

Fier/Luftoi dy ditë për të jetuar, 5 vjeçarja ndërron jetë

93
0
Shares

U raportua dy ditë më parë  se vajza ishte aksidentuar dhe kishte ndërruar jetë, por ndërkohë familjarët thanë se kishte ende shenja jete. 

Sot raportohet se ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 5-vjeçarja Afisela Metohu nga Kurjani i Bashkisë Roskovec.

5-vjeçarja u aksidentua 2 ditë më parë nga një automjet tek sapo ecte rrugës. Nga burime nga spitali I Fierit mësohet se si pasojë e goditjes së marrë në kokë ka pësuar hemorragji nën tru.

E mitura u përplas nga mjeti tip “Ford që drejtohej nga Leonard Abedinaj I cili pas aksidentit u shoqërua në komisariatin e policisë. Shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”  ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe e cila thuhej se kishte ndërruar jetë rrugës për në spital. Autori i aksidentit jetonte në Amerikë.

Për shoferin që shkaktoi aksidentin kanë folur dhe fqinjët, ku sipas tyre ai nuk ka qenë duke ecur shpejtë por nga përplasja vajza është hedhur në ajër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY