ARRSH nis punën në një tjetër aks rrugor, ku do devijohet trafiku

ARRSH nis punën në një tjetër aks rrugor, ku do devijohet trafiku

69
0
Shares

Duke filluar nga mëngjesi i sotëm, një tjetër segment rrugor do t’i do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në orën 06:00 të së hënës do të nisë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit)  – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër).

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do të filloje në orën 06:00 te dites se hënë. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1.       Trafiku i mjeteve te renda qe vijnë nga Veriu ne drejtim te doganes se Tiranes do te vijojne normalisht nga Fushe Kruja ne Dogane dhe do te kthehen perseri nga i njëjti segment rrugor dhe do te vijojne sipas destinacionit perkates.

2.       Trafiku i mjeteve te renda nga Veriu ne drejtim te portit te Durresit dhe Jug do te perdorin segmentin Fushe Kruje – Kamez – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durres.

3.       Trafiku i mjeteve te renda nga Jugu, porti i , Elbasani ne drejtim te veriut do te perdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” –  Kamez – Fushe Kruje.

4.       Drejtuesit e autoveturave do te vijojnë te normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.

5.       Transporti i udhëtareve ne te dy drejtimet do te përdorin segmentin e rrugës se aeroportit te Rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

6.       Ky devijim do te vazhdoje deri në përfundim të punimeve të rehabilitimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY