Monika Kryemadhi: Meta duhet të mos firmosë projektligjin për teatrin

Monika Kryemadhi: Meta duhet të mos firmosë projektligjin për teatrin

210
0
Shares

Në një bisedë me gazetarët, Monika Kryemadhi ka folur dhe për çështjen e Teatrit  Kombëtar. Ajo tha se presidenti Meta duhet të mos e firmosë projektligjin e miratuar nga Parlamenti, me këtë shfaqje teatrale të skenuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“Unë shpresoj që z. Meta ka shansin të shlyejë gabimin e tij që ju solli shqiptarëve Edi Ramën në krye kështu që besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij për ta rikthyer mbrapsht atë ligj dhe shpresoj që të distancohet dhe ai, por megjithatë kjo është në zgjidhjen e atij dhe mund ti bëni pyetje vetë”, tha ajo.

Ndërkohë ajo ka paralajmëruar dhe faktin se ky projektligj mund të mos firmoset nga Presidenti Ilir Meta duke theksuar dhe një herë faktin e përsëritur shpesh prej saj se Edi Rama erdhi në pushtet pas bashkimit të votave me LSI-në.

Sipas saj,çështja e ligjit të fundit për grabitjen e pronës publike është një nga ngjarjet më të rënda, ashtu si dhe proceset e tjera që nga trafiku i drogës, që nga lirimi apo dhe mosdalja para drejtësisë e peshqve të mëdhenj apo kokave të krimit dhe trafikut të drogës.

Ndërkohë Kryemadhi është shprehur se hallka kryesore e zgjidhjes së kësaj çështjeje, Gjyakata Kushtetuese është në kushtet e pavlefshmërisë për shkak të ngërçit të krijuar pas largimit nga Vettingu të disa anëtarëve të saj”, ka përfunduar Monika Kryemadhi në lidhje me projektligjin për Teatrin Kombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY