ITALIA/Policia arreston shqiptarin, dy fëmijët në makinë dhe një mall 100 mijë...

ITALIA/Policia arreston shqiptarin, dy fëmijët në makinë dhe një mall 100 mijë euro

64
0
Shares

Policia italiane arrestoi një 40-vjeçar shqiptar me banim në Roseto degli Abruzzi të Italisë pasi në makinën me të cilën ai po udhëtonte iu gjetën 8 kg marijuanë.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari ishte duke udhëtuar bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët e moshës 7 dhe 11 vjeç.

Pas kontrollit në bagazhin e makinës, policia i gjeti një qese të madhe e cila kishte 4 pako me lëndë narkotike. Pakot ishin të shënuar me numra 1,2,3,4 dhe përmbanin gjthësej 8 kg drogë.

Po ashtu policia i sekuestroi 850 euro dhe një telefon celular. Nëse do të hidhej në treg lënda narkotike do të kapte vlerën e 100 mijë eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY