LAJM I FUNDIT/ 44 vjeçari grabit turistët polakë

LAJM I FUNDIT/ 44 vjeçari grabit turistët polakë

143
0
Shares

 Dy turistë polakë në Tepelenë janë grabitur. Policia ka arrestuar menjëherë 44 vjeçarin pasi u njoftua për ngjarjan. U arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj.

Ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumente të turistëve polakë T. C., 46 vjeç dhe A. C., 47 vjeçe, bashkëshortë.

Punonjësit e stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se 2 turistëve të huaj u ishin vjedhur nga motori në parkingun e një lokali në zonën e Krahësit Tepelenë, dokumentet dhe portofoli me një sasi parash, menjëherë nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale të kryera nga Policia lokale, pas rreth 1 ore është identifikuar autori, si dhe u ndalua rreth një kilometër e gjysmë larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumentet e vjedhura.

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për ‘vjedhje’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY