3.4 milion eurot/ Gjykata e Durrësit vendos arrest me burg për 4...

3.4 milion eurot/ Gjykata e Durrësit vendos arrest me burg për 4 të arrestuarit

74
0
Shares

Gjykata e Durrësit vendosi mas kompetencën për 4 të arrestuarit për 3.4 milion euro e gjetura në Toyota. Masa paraprake e sigurisë për të arrestuarit është ”arrest me burg”.

Do te jete Prokuroria e Krimeve te Renda ajo qe do te vendose vendimin final.Mësohet se të 4 personat kanë qënë të heshtur dhe nuk kanë pranuar asnje prej akuzave të rënda duke thënë se janë viktima të ngjarjes.

Për të katër do të kërkohet masa e arrestit me burg, po ashtu arrest me burg në mungesë pritet të kërkohet edhe për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim si porositës, Alfred dhe Elvis Vladi, 33 e 38 vjeç.

Të dielën, Policia arrestoi 4 persona në lidhje me ngarkesën e makinave, ku u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Të arrestuarit janë: Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në automjetin tip “Bizark”, të drejtuar nga shtetasi Agim Çeka dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklaruara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY