Botërori 2018/Japonia pranë fazës tjetër, Senegali dhe Kolumbia diskutojnë kualifikimin

Botërori 2018/Japonia pranë fazës tjetër, Senegali dhe Kolumbia diskutojnë kualifikimin

59
0
Shares

Sot në orën 16:00 luhen ndeshjet e fundit të grupit H. Senegali sfidon Kolumbinë. Senegali ka shfaqur një performancë shumë të mirë në ndeshjet e para duke grumbulluar 4 pikë, duke fituar ndeshjen me Poloninë me 1-2 rezultat tejet surprizues dhe duke barazuar nga ana tjetër me Japoninë.

Tashmë Senegali dhe Kolumbia diskutojnë se kush do të marrë biletën për në fazën  tjetër. Kolumbia pasi fitoi me Panonenë ngjitet në kuotën e 3 pikëve dhe sot kërkon me patjetër fitoren për të kaluar ajo në fazën tjetër.

Kolumbia me yjet në gjirin e saj si Falcao dhe Rodriguez kërkojnë kualifikimin. Në një skenar të mundshëm, Kolumbia ia del të fitojë me një barazim, nëse nga ana tjetër Japonia dështon sot kundër Polonisë.

Në krahun tjetër, Japonia sfidon Poloninë tashmë me një këmbë të futur paraprakisht në fazën tjetër. Japonezët kanë shfaqur një rendiment të  fuqishëm lojtarësh në dy ndeshjet e para. Kanë arritur të mundin Kolumbinë, me rezultatin 1 me 2 dhe arritën të barazojnë përballë ekipit të Senegalit me rezultatin 2-2.

Japonezët ndonëse jo me lojtarë tejët të dëgjuar dhe të fuqishëm, me disa lojtaë si Kazaku, tentojnë të ecin përpara. Nndërkaq Polonia nuk ka shfaqur asgjë nga potenciali i saj në këtë kampionat, duke dështuar në të  dyja ndeshjet e realizuara. Kjo i ka siguruar paraprakisht biletën e kthimit, por me Levandovksin në krye do të përpiqen të lënë shenjën e tyre në këtë botëror dhe pse rrugëtimi i tyre në botëror duket se është drejt fundit.

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY