Projektligji për Teatrin, aktorët me shumë se negociatorë, vëzhgues

Projektligji për Teatrin, aktorët me shumë se negociatorë, vëzhgues

84
0
Shares

Është zbardhur më në fund projektligji për ndërtimin e Teatrit të ri.  I miratuar dje në mbedhjen e qeverise ende ne kulmin e debateve që duket se janë fashitur vetëm  nga një pjesë e aktorëve, dokumenti eshte nisur drejt parlamentit per miratim.

Sipas Këshillit të Ministrave, ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Ndërkaq, në vendim theksohet se projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qartë të dy përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit.

Por po ti hedhësh një sy pikave të projektligjit artistët janë minorance në procesin e negocimit  Pika 1 e nenit 5 të këtij projektligji shpreh se : “Komisioni i negocimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon: a) Ministria e Drejtësisë; b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë; c) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; ç) Ministria e Kulturës; d) Avokatura e Shtetit.

Dhe pika 3 e këtij nenin ku thotë se “Komuniteti i aktorëve teatrorë përfaqësohet në komisionin e negociimit me jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë ata.” Si edhe dihet komisionet veprojne me shumice votash në këtë komsion negocimi artitët janë një trup i huaj, pra si vëzhgues dhe jo si pjesë e negocimit. Pse nuk jane aktoret te pershire ne piken 1 te nenit 5 si pjese e teresise se komsionit te negocimit.

Projektligji pretendon se siguron transparencën e plotë të negocimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit, theksohet në vendimin e Qeverisë por negociatorët  si duket janë  6 përfaqëues institucionesh shtetërore, pra vartës të Kryeministrit Rama  ndërsa artistët që janë një pikë shtesë me dy vota te cilat qe tani ne dukje nuk luajne ndonje rol  të rëndësishem.

Përbërja e komisionit të negociimit:

Neni 5

Përbërja e komisionit të negociimit

  1. Komisioni i negociimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon:
  2. a) Ministria e Drejtësisë;
    b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
    c) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;
    ç) Ministria e Kulturës;
    d) Avokatura e Shtetit.
  3. Komisioni i negociimit mund të thërrasë edhe përfaqësues nga institucione të tjera si dhe ekspertë të fushës, që gjykohen të nevojshëm.
  4. Komuniteti i aktorëve teatrorë përfaqësohet në komisionin e negociimit me jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë ata.
  5. Nuk mund të marrin pjesë në komisionin e negociimit personat që kanë konflikt interesi me partnerin privat, sipas kuptimit të ligjit “Për konfliktin e interesit”, dhe, për këtë arsye, anëtarët e komisionit nënshkruajnë deklaratën për konfliktin e interesave.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY