Rruga Tiranë-Durrës, edhe bizneset kanë ankesa

Rruga Tiranë-Durrës, edhe bizneset kanë ankesa

135
0
Shares

Bizneset buzë autostradës Tiranë-Durrës kërkojnë që punimet të kryhen gjatë natës, pasi rehabilitimi i kësaj rruge po u sjell kosto financiare . Punimet nuk lejojnë që të kryejnë aktivitetet përgjstë rrugës.

Thuajse të gjitha subjektet nga Ura e Dajlanit deri në Sukth, ku janë vendosur disa prej taksapaguese më të mëdhenj, jashtë kamerave thonë se nuk mund të ushtrojnë normalisht veprimtaritë tregtare.

Të martën përfundoi puna për riparimin e kahut të lëvizjes nga Tirana në Durrës, ndërsa këtë të mërkurë ka nisur puna në sensin tjetër.

Për këtë arsye këtë të mërkurë rruga ka devijuar në mbikalimin e Shkozetit për të zbritur sërish në autostradë në Sukth.

ARRSH pranoi se për shkak të kushteve meteorologjike, punimet nuk kanë një afat të caktuar. Kjo po sjell situatë shpesh herë kaotike në qarkullimin e mjeteve kur dihet se autostrada Tiranë-Durrës mban peshën kryesore të lidhjes së jugut të vendit me kryeqytetin në një kohë kur lëvizja shtohet për shkak të sezonit veror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY