FOTO/ Teatri Kombëtar,Letra e 65 artistëve ndaj krerëve të shtetit

FOTO/ Teatri Kombëtar,Letra e 65 artistëve ndaj krerëve të shtetit

118
0
Shares

Janë plot 65 artistë të Teatrit Kombëtar të cilët i kanë dërguar një letër krerëve të lartë të shtetit. Ata  kërkojnë një ndërhyrje urgjente në godinën e Teatrit.

Artistët i drejtohen Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Kulturës dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Në letër duket qartë se firmat e  Viktor Zhusti, Luftar Paja, ku theksohet se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar.

Ata shprehin vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen e tyre në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, ndërsa parashtrojnë se prona që zotëron Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cenuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY