Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

93
0
Shares

Pyetja se si arriti Lulzim Basha të informohej për të dhënat e aksionit sekret duket se i ka vënë në lëvizje autoritet policore, madje aq shumë sa mund të ketë edhe koka turku në polici.

Burime policore thanë se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedimin disiplinor për disa efektivë të policisë kufitare Durrës dhe krimit ekonomik. Hetimi po kryhet në dy linja atë të zbulimit se si dolen  informacionet e nxjerra në media rreth hetimit por edeh si rrodhen  informacionet para se të ndalohej “Toyota” me 3.4 mln euro deri tek kyetari i opozitës.

Policia e Shtetit pretendon se ajo ka disponuar e para informacionin në rrugë operative nga burimet e saj por fakti  se vetë ajo ka bërë dy deklarata të ndryshme për këtë cështje tregon se vetë Policia nuk është e qartë dhe hetimi vjen si presion nga jashte.

Po t’i kthehemi ngjarjes dhe njoftimeve zyrtare policia e thekson dy herë burimin nga e kanë marrë informacionin uniformat blu. Thuhet se informacioni u mor fillimisht të mërkurën nga “burimet e saj vendase” dhe herën e dytë, të enjten nga “një agjensi ligjzbatuese shqiptare”. 

“Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave të Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.

Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara”

Nderkohe per kete ceshtje deputeti Taulant Balla ka deklaruar se informacioni rrodhi nga një agjent i SHISH, ndersa Basha nga sherbimet partnere.

Është vënë re se nuk ka munguar koordinimi mes policisë dhe deputetit të akuzuar, për të ndërtuar një version të përbashkët. Madje dhe nisja e hetimeve për dekonspirim është një të njëjtën linjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY