Durrës/ Plagosi me thikë prindërit, dëshmia e 25 vjeçarit

Durrës/ Plagosi me thikë prindërit, dëshmia e 25 vjeçarit

100
0
Shares

Ditën e mërkurë, 25-vjeçari Hajri Neziri plagosi me thikë dy prindërit e tij të moshuar, në Durrës.

Ai u vetëdorëzua në Polici disa orë pas ngjarjes ndërkohë nëna e tij ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.

Po si kishte nisur sherri në familjen Neziri?

Sipas të riut konflikti mes tij dhe prindërve ka ardhur pas një grindje të çastit, për shkak se ai dhe bashkëjetuesja e tij ishin të papunë. Pindërit i kishin kërkuar të gjente punë, pasi nuk mund të mbahej gjithë jetën me pensionin e tyre.

‘’Ishte sherr i çastit të bëhej në familjen tonë, pasi unë jam i papunë. Nëna thoshte; “Gjeni një punë, kërkoni një punë të dy. Pastaj ndërhyri babai”, mësohet të jetë shprehur i riu.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar nga spitali dhe Destan Neziri, i cili ndodhet në një gjendje më të qëndrueshme për jetën. Ajo që është më rëndë është nëna e autorit, e cila ka marrë gjashtë plagë në zonën e barkut dhe mbahet me oksigjen në spital.

“Sherr i çastit ishte. Nuk kemi pasur sherr në familje. Edhe këtë radhë nisi kur ishim të katërt në shtëpi. Po kërkonim që fëmijët të gjenin një punë (djali me bashkëjetuesen e tij). Se s’mund t’i mbanim ne me pension”, është shprehur babai i 25-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY