Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, devijohet trafiku ne këtë pjesë të rrugës

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, devijohet trafiku ne këtë pjesë të rrugës

149
0
Shares

Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës. Sot kanë nisur punimet në segmentin Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës.

DEKLARATA E ARRSH DHE POLICISE:

ARRSH dhe policia informojnë mediat dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore ka rinisur  ne ora 06-00 te mengjesit fazen e tretë  te punimeve ne segmentin Maminas-Sukth ne drejtimin Tirane – Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi dhe devijimi i trafikut do të fillojë nesër në orën 6 të mëngjesit. Trafiku në drejtimin Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminas në drejetim të rrugës dytësore. Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit të autostradës dhe të vazhdojnë rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugë dytësore.

Devijimi do të vazhdojë deri ditën e enjte, datë 21 qershor.

ARRSH këshillon edhe mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë Kruja në drejtim të Durrësit të kthehen në rrugën dytësore në Vorë duke përdorur nënkalimin e rrugës së re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas-Sukth do të fillojë ndërhyrja në segementet e tjera të cilat ARRSH dhe policia do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe do të informojnë opinionin publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY