Njoftim i rëndësishëm për shoferët që do të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës

Njoftim i rëndësishëm për shoferët që do të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës

278
0
Shares

Autostrada Tiranë-Durrës do të qëndrojë e hapur deri në fund të kësaj të diele, pasi ditën e nesërme në orët e mëngjesit parashikohet rinisja e punimeve në segmentin Maminas – Sukth në drejtimin Tiranë– Durrës.

Autoriteti Rrugor ka njoftuar të gjithë shoferët se devijimi I trafikut do të nisë nesër dhe do të vijojë deri ditën e enjte.

“Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore. Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.”- njofton ARRSH./g-express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY