Protestë për dhunën, për gratë dhe vajzat të vrara në vendin tonë

Protestë për dhunën, për gratë dhe vajzat të vrara në vendin tonë

279
0
Shares

Fenomeni ”Femicid” dhe dhuna ndaj gruas ka mbledhur studentë, aktivistë në një  protestë të mbajtur para policisë së Tiranës. Fokusi i protestës ishte dhuna ndaj gruas dhe lidhej me vajzat dhe gratë e vrara në Shqipëri.

Rastet e vrasjes së gruas kanë qënë të shpeshta muajt e fundit. Mediat kanë raportuar për 6 gra të vrara vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti. Duke marrë shkas nga këto ngjarje, por dhe për  të sensibilizuar opinionin publik këta aktivistë erdhën nën mesazhet se “dhuna s’ka justifikim”.

Protesta u organizua nga 3 studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, me një pjesëmarrje të pakët të numër dhe me pjesëmarrjen e meshkujve gjithashtu nga ku duhet të nisë sensibilizimi në fillim.  Protestuesit adresuan mesazhe të forta ndaj institucioneve, që sipas tyre, nuk ekzistojnë.

Ndryshimet ligjore,  të ndërmarrë në këtë drejtim nuk kanë ndryshuar situatën në momentin që ato mbeten në letër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY