DETAJE/ Deklaratat e fundit të të riut nga Dibra që vrau prindërit

DETAJE/ Deklaratat e fundit të të riut nga Dibra që vrau prindërit

69
0
Shares

Autori i vrasjes së prindërve të tij  ka deklaruar në momentin e arrestimit se do të vriste edhe vëllain dhe dajën e tij. 26-vjeçari Qemal Sela,  pak orë pas kthimit nga Anglia, ekzekutoi me breshë-ri kallashnikovi nënën dhe babain të ndodhur në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë. Një javë pas krimit të dyfishtë që tronditi Peshkopinë, dalin  detaje të reja në lidhje me 26-vjeçarin Qemal Sela.

Bëhet fjalë për bashkëshortët Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, mbi të cilët i riu zbrazi një karikator me plumba. Vrasja ndodhi për motivin  se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë.

Mësohet se ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë, e cila ishte afër hotelit 4-katësh ku u vranë burrë e grua, ka shmangur vrasjen e dy familjarëve të viktimave. Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY