Teatri Kombëtar, Erion Veliaj dëgjesë “sa për sy e faqe” me artistët!

Teatri Kombëtar, Erion Veliaj dëgjesë “sa për sy e faqe” me artistët!

127
0
Shares

Veliaj do të zhvillojë një dëgjesë me artistët për çështjen e shumë përfolur të ndërtimit të teatrit të ri. I ftuar në emisionin e mëngjesit  “Koha për t’u zgjuar” në “Neës24”, Erion Veliaj deklaroi se në orën 11:00 ai do të qëndrojë para artistëve me një propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.

“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë”, tha Veliaj.

Gjithsesi ky takim mund të jetë shumë sipërfaqësor dhe thjesht për tu dukur. Kjo  pasi Veliaj e ka sqaruar  pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje. Madje ai i mëshon faktit  se bashkia do të ndërhyjë në  këtë pronë me arsyen se qendra e qytetit nuk meriton një ferrishte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY