Autostrada Tiranë – Durrës e kalueshme, firma riparuese pushim natën pushim dhe...

Autostrada Tiranë – Durrës e kalueshme, firma riparuese pushim natën pushim dhe për fundjavë

118
0
Shares

Nesër është dita e Bajramit të Madh, sakaq është edhe fundjavë dhe shumë qytetarë i drejtohen bregdetit të Durrësit, ndaj ARRSH e Policia Rrugore kanë vendosur ta lene te hapur autostraden Tirane-Durres. Punimet pritet te rinisin te henen.

Njoftimi i plotë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së Dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY