Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/Vasili:Qytetarët po torturohen rrugëve

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/Vasili:Qytetarët po torturohen rrugëve

50
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama pasditen e sotme pas mbledhjes së qeverisë, i cili tha se në rrugën Tiranë-Durrës po bëhen ndërhyrje mirëmbajtje dhe se punimet do perfundojnë në fund të qershorit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se qytetarët që shkojnë drejt Durrësit torturohen në rrugë, pasi nuk është marrë asnjë masë lehtësuese ndërkohë që kryhen punime.

POSTIMI I PETRIT VASILIT:

Qytetaret qe shkojne drejt Durresit torturohen ne rruge, na rrofte bashkeqeverisja me qytetaret.

Qytetaret qe shkojne drejt Durresit po torturohen me ore te tera ne rruge.

Prova e nje ç’organizimi te tmerrshem te qeverise eshte pikerisht kjo torture e mijra qytetareve, qe duhet te durojne te nxehtit e jashtezakonshem, te humbasin kohe pa fund, te shpenzojne karburantin lume sepse qeveria çmendet dhe riparon rruget ne momentin me te gabuar.

Asnje mase lehtesuese nuk eshte marre, edhe rruga tjeter drejt Durresit e njohur si rruga e Kavajes eshte ne gjendje te mjerueshme si rruget pas luftes, rruget dytesore jane te fragmentuara e pa vazhdimesi, mjetet e renda qarkullojne ne mes te dites, policia s’ben asgje. Gjithshka eshte ne dore te zotit, qeveria nuk ekziston.

Nje kaos i pashembullt, qe bie ne menyre te pameshirshme mbi kurrizin e qytetareve vetem per shkak te nje qeverie te PAAFTE e TE SKLEROZUAR dhe qe i perçmon qytetaret.

Tani presim Shkollepakun te na jape sqarimet e tij edhe si inxhinier rrugesh i njohur qe eshte.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY