VIDEO/Përleshje mes bandave rivale shqiptare, vdes gruaja

VIDEO/Përleshje mes bandave rivale shqiptare, vdes gruaja

477
0
Shares

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mesnaten e djeshme në Ans te Belgjikës dhe sipas medieve vendase, protagonistë kanë qenë shqiptarët. Një grua ka mbetur e vdekur gjatë përleshjes, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur, ndërsa mediat belge raportojnë këtë të hënë se është shënuar një përleshje mes bandave rivale shqiptare.

“Personat e përfshirë kanë përdorur shufra hekuri, shkopinj bejsbolli dhe thika”, citohet zyra e prokurorit të Liège.

“Një grua 42-vjeçare humbi jetën pas lëndimeve të shumta që mori”, njoftoi prokuroria. Raportohet se gruaja, pjesë e një prej bandave rivale, ndryri për të ndihmuar një mikun e saj të plagosur, por një makinë e përplasi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY