FOTO & VIDEO/Në shtëpinë ku djali vrau nënën dhe babain ,gjak dhe...

FOTO & VIDEO/Në shtëpinë ku djali vrau nënën dhe babain ,gjak dhe plumba brenda saj

179
0
Shares

Ngjarja tragjike e ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi, ka tronditur qytetin dhe mbarë vendin.

26-vjeçari Qemal Sela, i cili vuante nga depresioni, ka marrë armën e zjarrit automatik dhe ka derdhur një karikator plumbash mbi babain dhe nënën e tij.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit, duke parandaluar agravimin e mëtejshëm, pasi ai ka dalë në rrugët më armë në dorë fill pasi la të vdekur prindërit e tij.

Familja Sela banonte në katin e parë të një godine 4-katëshe në lagjen “Llixha”, të qytetit të Peshkopisë. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” pas ngjarjes, duken shenjat që plumbat kanë lënë në muret e shtëpisë.

Në pragun e derës dallohen ende shenjat e gjakut.

Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, janë kujdesur për djalin e tyre që vuante nga depresioni, pasi e deportuan nga Anglia ku qëndroi për pesë vite.

Por ata nuk ia dolën në përpjekjet e tyre, pasi i biri mori armën dhe qëlloi mbi ta./BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY