DETAJE/ Vlorë,vrasja e biznesmenit, arrestohet një nga të dyshuarit

DETAJE/ Vlorë,vrasja e biznesmenit, arrestohet një nga të dyshuarit

112
0
Shares

Ndalohet nga policia njëri nga autorët e vrasjes në Vlorë të një biznesmeni që merrej me tregtinë e kafes.

Sipas njoftimit të policisë ai është ndaluar gjatë natë së sotme. Është ndalura shtetesi A. C., 28 vjeç dhe është sekuestruar një automjet tip Audi.

Atentatit ndaj  Vasil Dervishajt, 29 vjeçar ndodhi tre ditë më parë ne Vlorë. Dyshohet se ai u qëllua me një pistoletë çka solli vdekjen e menjëherëshme të tij.

Njoftimi i Policisë

Ndalohet një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit. Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në D. V. P., Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit: A. C., 28 vjeç, banues në Vlorë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit), 1 xhup dhe 1 kapuç. Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY