Treni përplas për vdekje 81-vjeçarin

Treni përplas për vdekje 81-vjeçarin

95
0
Shares
Foto Ilustruese Arkivi

Një 81-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga treni i linjës Fier-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në dalje të Rrogozhinës.

Sipas policisë këmbësori P. V., në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit. Ndërkohë shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Më datë 07.06.2018, rreth orës 08:30, në dalje të Rrogozhinës treni i linjës “Fier – Elbasan”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin P. V., rreth 81 vjeç. Këmbësori P. V., në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit. Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY