Plazhet në Shqipëri,mungojnë rojet bregdetare dhe kullat e vrojtimit

Ndaje

Vetëm katër ditë më parë, në plazhin e Gjirit të Lalzit u shënua viktima e parë për këtë sezon veror.

U tha që ishte kërkuar ndihmë por rojet bregdetare nuk ishin në zonë.

Për këtë arsye emisioni investigativ “BOOM” filloi një monitorim në disa plazhe të vendit.

Si fillim iu drejtua plazhit të  Malit te Robit. Kullat e vrojtimit gjenden ndonese te paperfunduara por pa roje bregdetare.

Te shqetesuar shprehen dhe turistet per mungesen e rojeve te plazhit. Madje shprehen qe pushuesit ju kane ardhur ne ndihme personave qe kane qene ne det dhe ne veshtirësi.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Golem. Nuk ka as roje bregdetare dhe as kulla vrojtimi. Pushuesit shprehen se mungesa e rojeve bregdetare paraqet rrezik për të gjitha moshat, në mënyrë të veçantë fëmijët.

Ndërkohë tek Shkembi i Kavajes, kullat e vrojtimit janë vendosur por roje bregdetare nuk ka. Ajo qe te bie ne sy jane mbeturinat ne afersi te bregut te detit. Ajo çfarë “BOOM” konstatoi ishte se një ndër kullat e vrojtimit eshte e vendosur nga biznesi privat megjithate roje nuk bregdetare nuk kishte.

Pushuesit jane te shqetesuar jo vetem per mungesen e rojeve bregdetare por edhe per mungesen e hapësires publike ku mund te vendosin çadrat e tyre.

Te Shkembi i Kavajes mbetet problem edhe derdhja e ujrave te zeza ne det dhe kete e deshmon dhe kanali i madh i hapur qe derdh ujrat e zeza ne det.

Në plazhin e Gjirit te Lalzit qe popullohet çdo vit e me shume nuk ka as roje bregdetare dhe as kulla vrojtimi. Problem ne kete plazh mbetet sinjalistika ne det per mjetet lundruese dhe zonat e notit.

Gazetarët e “BOOM” kontaktuan me kryetarin e bashkisë Kavajë, i cili thotë se kompetencat per pajisjen me roje bregdetare i ka Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, ndersa nga bashkia e Durresit siguruan nje shkrese ku pergjegjesine per te vendosur roje plazhi dhe monitorimin e zones e kane stacionet e plazhit qe nenkuptojne bizneset qe jane ne vijen bregdetare.

Burime per emisionin “BOOM” nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit thotë se ky institucion ua ka lënë kompetencat bashkive perkatëse.

Pra institucionet vendore dhe qëndrore bëjnë ping-pong me sigurine e pushuesve, duke ia faturuar  pergjegjesite njeri-tjetrit./Oranews

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje