Palët shpalosin pretendimet, ja kur e merr vendimin KPA për Adriatik Llallën

Palët shpalosin pretendimet, ja kur e merr vendimin KPA për Adriatik Llallën

66
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vijoi sot me shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik i cili e cilësoi të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gajtë kësja séance u paraqiten konkluzionet përfundimtare.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa thotë se Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes.

Ndërkohë avokati Sokol Hazizaj kundërshton dhe kërkon lënien në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai tha se dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë ishte në përmbajtje të së drejtës. Ai tha se klienti i tij i kishte mbaruar mandati i kryeprokurorit, ndërsa shtoi faktin se nëse ai jep dorëheqje nga sistemi, rivlerësimi ndërpritet. Mes të tjerash avokati tha se dorëheqja e Llallës nga sistemi është akt sublim, ndërsa shtoi se ish-kryeprokurori i hapi rrugë të tjerëve.

Ndërkohë KPK ka vendosur që të japë një vendim për ish kreyprokurorin Llalla me 11 Qershor ne oren 13.00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY