FOTO/ Shëngjin, shkëputen gurë nga mali dhe bien mbi autobus, plagosen dy...

FOTO/ Shëngjin, shkëputen gurë nga mali dhe bien mbi autobus, plagosen dy gra

96
0
Shares

Të paktën dy gra janë lënduar, pasi disa gurë janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë mbi një autobus me punëtorë të një fabrike në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Knallës. Dyshohet se gurët kanë rrëshqitur si pasojë e shirave gjatë natës.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e dy grave që kanë pësuar lëndime.

Forca policie kanë nisur hetimet, ndërsa sektori i mirëmbajtjes së rrugëve ka nisur punën për pastrimin e gurëve të rënë.

Njoftimi i Policisë
Me datë 06. 06. 2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ, me drejtues shtetasin P. P., i cili po kalonte aty në ato momente.

Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K. D., 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B. Z., 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY