Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur...

Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

168
0
Shares

Sot në mbrëmje gazetari Marin Mema do të sjellë në “Gjurmë shqiptare” një investigim mbi atë ç’ka hamë. Investigimi  pritet të trondisë opinionin publik me disa të verteta të hidhura rreth asaj që po shkatërron shëndetin e popullatës shqiptare.

“Çfarë konsumojnë sot shqiptarët? A ka siguri në këto produkte? Përse Shqipëria është kthyer në një valvul shkarkimi të produkteve në prag të skadencës apo më keq, të skaduara? Cilat janë problemet dhe a fshehin shumë prej tyre sëmundje të rrezikshme për konsumatorët? Sigurisht, e gjithë kjo situatë ka dy fytyra: atë historike, por edhe atë aktuale.

Si mundet të jemi të sigurtë për atë që konsumojmë, për hormonet e medikamentet e tjera që u jepen bagëtive pa konsulta në Shqipëri? A fshihet shpesh në tryezat tona rreziku dhe pasojat e tij? Çfarë qëndron pas kësaj amullie kaq shumëvjeçare e që prek çdo ditë gjithkënd prej nesh? A konsumojmë produkte të fryra me medikamente të ndaluara?” – Këto pyeje pritet të marrin përgjigje në investigimin e gazetarit.

Në raportim do të flasë Kristaq Sini i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, i cili thotë se : «Di edhe unë nga informacionet që kam se ekzistojnë jo vetëm të 20 viteve më parë të ndaluara, por edhe të 40 viteve më parë, të cilat përdoren. Këtu është kontrolli që nuk ushtrohet siç duhet».

Kujtim Mersini, epidemiolog veterinar, është një tjetër burim i cili thekson: «T’i japim përgjigje pyetjes: ajo që hamë është ajo çfarë transmetohet në shëndetin tonë? Dhe ne kemi goxha probleme edhe në shëndetin e popullatës humane përsa i përket sëmundjeve që vijnë nga kafshët».

“Cilat janë këto medikamente të ndaluara që përdoren ilegalisht tek kafshët e shpendët e që rrezikojnë çdo ditë shëndetin tonë? Si tregtohen ato në qytetet e mëdha në Shqipëri dhe cilat janë pasojat? “. Këto pyetje dhe të tjera  që shqetësojnë sot oponioin publik prej vitesh do të marrin sot një përgjigje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY