SKANDAL & FOTO GALERI/ Survejimi familjarisht i Lulzim Bashës, deputetët e PD...

SKANDAL & FOTO GALERI/ Survejimi familjarisht i Lulzim Bashës, deputetët e PD mësyjnë te Policia e Shtetit

230
0
Shares

Deputetët e PD-së Flamur Noka, Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj kanë shkuar sot në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë për të kërkuar zyrtarisht informacion nëse kryetari i PD-së, Lulzim Basha po mbahet në mënyrë të jashtëligjshme nën survejim nga elemente të Policisë Operacionale sic raportoi sot “Panorama”.

Dihet që personalitetet në vend ruhen nga Garda dhe jo nga policia. Paloka, Alibeaj dhe Noka zhvilluan më herët një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sot u raportua se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë Lulzim Basha.

“Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur ai.

Ndërkohë, kreu i PD-së ka mbledhur edhe kryesinë e grupit parlamentar dhe një pjesë të krerëve të degëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY