Rama “s’ua mbledh” dot deputetëve, kërcënon drejtorët

Rama “s’ua mbledh” dot deputetëve, kërcënon drejtorët

64
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka qene i prere sot gjate takimit me dyer te mbyllura me drejtorët rajonalë të punësimit, qe u mbajt fill pas Konferencës Kombëtare të Punësimit.

“News 24”, raporton se Rama ka deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës.

“Mos bëni punën e asnjë punonjësi të paafte, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjelle në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale, dhe nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes”, mësohet të ketë thënë Rama.

Sipas, Rames, nuk do te kete asnje tolerim nder radhet e drejtoreve qe nuk arrijne objektivat per punesimin.

“Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër…e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin”, ka thene ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY