Noka deklaratë të fortë:Une dhe shumë kolegë jemi për radikalizimin e protestave

Noka deklaratë të fortë:Une dhe shumë kolegë jemi për radikalizimin e protestave

70
0
Shares

Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi se ai dhe disa kolegë të tij janë për përshkallëzim protestash, duke shtuar se vetëm kështu mund ta ndalësh këtë qeveri.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’ Noka pohoi se kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë rrugë tjetër opozitës, përveç protestave dhe bojkotit. Mes të tjerash demokrati shtoi se kryeministri e ka shndërruar Shqipërinë në një xhungël.

“Rama vetëm dhunon, përshkallëzon arrogancën dhe po i mbyll gojën opozitës. Kjo nuk mund të pranohet, pasi në demokraci nuk mund të pranohet dhe vendosen standarde të tilla. Këto janë sinjale të qeta për një autokraturë. Unë dhe disa kolegë të mit, që jemi në pakicë për fat të keq, por se besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se do të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizimit tonë. A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës.

Ai parlament është shndërruar në një noter qorr. Ai e kishte pushtetin ekzekutiv për 4 vjet, a ka qeverisur. Jo. Por ka mbjell veç kanabis. E ka shndërruar Shqipërinë në një xhungël. Banda drogë, kryeministër i kapur. Na erdhi një ministër që ka të vëllain me vendim gjykate të dënuar për trafik kanabisi. A mund të pranohet një standard i tillë?

Jo. Ne sot kemi një kryeministër që drejton dhe urdhëron mediat. Dike me dhunë dike me ryshfet. Kemi një kryeministër edhe kryegjykatës, edhe kryetari i Kushtetueses së këtij vendi. Kemi një kryeministër që urdhëron gjykatës që të lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm. Këta mund ta mbajnë me dhunën e kartonëve, por s’mund ta bëjnë këtë. Me Ramën kryeministër nuk shkohet në zgjedhje. Brenda grupit do bëhemi një grup kolegësh që të përshkallëzohen protestat”, deklaroi Noka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY