FOTO GALERI/ Tiranë, grabit me thikë farmacinë prangoset 17-vjeçari

FOTO GALERI/ Tiranë, grabit me thikë farmacinë prangoset 17-vjeçari

81
0
Shares

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan sot, R. N., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Brenda një qendre tregtare, R. N., i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike, xhiron ditore të farmacisë, shtetases  A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie).

Menjëherë pasi ky person është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja tij rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY