VIDEO/ Opozita nuk ndalet, kërkon dorëheqjen e Xhafajt edhe në komisione: Nuk...

VIDEO/ Opozita nuk ndalet, kërkon dorëheqjen e Xhafajt edhe në komisione: Nuk ka PS-ja dhe Rilindja të përgjegjshëm?!

54
0
Shares

Partia Demokratike ka protestuar sot në Komisionin e Ekonomisë, ku ka kërkuar dorëheqjen Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, deklaroi…, “Nuk ka në PS, nuk ka në Rilindje, njerëz të tjerë që mund të marrin përgjegjëisnë e Ministrisë së Brendshme?! Sigurisht që ka, por është Kryeministri që merr këta njerëz që të shpëtojë veten e tij sepse të gjitha indicjet që dalin dhe në media tregojnë se edhe ai me vëllanë e tij janë të lidhur me rastin e Xibrakës.

Po i pritet rruga hapjes së negociatave. Dje me rastin e Tahirit pamë sesa farsë është hetimi i Prokurorisë; ju e emëruat Prokuroren e Përgjithshme, po ushtroni presion nëpërmjet Vetingut dhe Tahiri doli i lirë. Ndërkohë që 4 ‘fakirët’ e Kukësit rrinë në burg, Tahiri gjezdis i lirë. Shembull i gjallë është lirimi i Tahirit, i Mark Frrokut, ndërsa 4 kuksianët rrinë në burg. Ky është degradimi i drejtësisë. Mjaftohuni t’i drejtoheni fjalës së ambasadorit  amerikan që foli për presion. Kush ushtron presion dhe ofron para?! Opozita?! Jo, mazhoranca është e interesuar”, theksoi Spaho.

Drejtperdrejt nga Komisioni i Ekonomise, deputeteti i Partise Demokratike Edmond Spaho.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mardi 29 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY