DETAJE/ Vrasja e Marvi Mihalit, Prokuroria lëpin atë që pështyu, ndryshon akuza...

DETAJE/ Vrasja e Marvi Mihalit, Prokuroria lëpin atë që pështyu, ndryshon akuza për tre autorët

121
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e akuzës për tre të rinjte që kanë qenë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar rikthimin në qeli të Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, të cilët u lanë të lirë nga gjykata, pasi akuzoheshin për moskallzim krimi në lidhje me vrasjen e të riut Marvi Mihali.

Prokurori Gjergj Tako i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e akuzës për ta nga moskallzim krimi në bashkëpunëtor në vrasje.

Ndërkohë në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin.

Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit ‘Dinamo’, ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.

Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët reaguan ashpër edhe neper rrjete sociale por dhe duke drejtuar ankesa në prokurori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY