VIDEO/ Basha paralajmëron: Policia dhunoi protestuesit, Rama e Xhafaj do mbajnë përgjegjësi

VIDEO/ Basha paralajmëron: Policia dhunoi protestuesit, Rama e Xhafaj do mbajnë përgjegjësi

132
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar në spital kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmin, pasi ky i fundit u godit dhe dhunuar nga policia gjatë protestës.

“Ishte një protestë paqësore, por dhuna e ushtruar ndaj Blendi kasmit dhe protestuesve të tjerë ishte një tregues sesi Policia do të jetë në shërbim të familjes mafioze Xhafaj sa kohë do të jetë ai ministër i Brendshëm.

Kuksianët janë ende në burg, Kasmi në spital, ndërkohë që Xhafaj u përcoll me nderime nga policia në Vlorë vetëm që të shpëtonte familjen subjekt i ligjit antimafia.

Ndaj Fatmir Xhafaj nuk mund të rrijë në krye të ministrisë së Brendshme, se ai përbën një rrezik për sigurinë, se qytetarët e thjeshtë e të pambrojtur do të keqtrajtohen ndaj largimi njëherë e mirë i Fatmir Xhafaj është i padiskutueshëm për sigurinë jo vetëm të opozitës por të qytetarëve.

Rama që mbrojti dhunuesin e grave dhe vajzave.

Është emergjencë kombëtare jo thjesht e opozitës Për sigurinë e gazetarëve, është emergjencë e brendshme edhe largimi i njeriut që ia ka dorëzuar ministrinë e Brendshme krimit e drogës. Pa shkëputur lidhjet e krimit me qeverinë, integrimi është i bllokuar.

Ju falënderoj edhe njëherë për mbulimin e protestës qytetare, shpreh mirënjohjen për ata gazetarë që ishin në krye të detyrës.

Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës do ti bëj të ditur se do të mbajnë përgjegjësi”, tha Basha.

Drejtpërdrejt nga Spitali Ushtarak, pranë kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi,I cili u dhunua nga policia gjatë protestës

Publiée par Lulzim Basha sur samedi 26 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY