Përfundon protesta e opozitës, Basha: beteja jonë do të vazhdojë deri në...

Përfundon protesta e opozitës, Basha: beteja jonë do të vazhdojë deri në fitore

83
0
Shares

Në përfundim të protestës së sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim të shkurtër në shkallës së selisë së Partisë Demokratike.

Basha u shpreh se, qeveria e krimit Rama – Xhafaj e ka marrë sot përgjigjen nga populli.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se, protesta do të vazhdojë.

Fjalimi i Lulzim Bashës

Ky është mesazhi i qartë dhe i prerë që populli i dha sot qeverisë së krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe lakejve të tyre.

Kjo është djersa e protestës që do të vazhdojë pa reshtur ndaj qeverisë më antieuropiane në Europë.

Sot shqiptarët folën, foli dhe Europa. nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimi, pushtetarët e lidhur me krimin për të mbrojtur veten e të afërmit e tyre nga drejtësia e vërteta.

Për Shqipërinë europiane do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY