VIDEO/ Lulzim Basha niset drejt “Ushtarakut” – Policia dhunoi kryeredaktorin e RD

VIDEO/ Lulzim Basha niset drejt “Ushtarakut” – Policia dhunoi kryeredaktorin e RD

86
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka dënuar me rreptësi, goditjen nga Policia, të kryeredaktorit të RD-së, Blendi Kasmi, i cili, i përgjakur,  u dërgua për kurim në Spitalin e Traumës.

Basha, nga selia e PD-së, deklaroi se mjaft punonjës policie “ju përmbajtën ligjit, por disa prej tyre ngritën dorë ndaj protestuesve dhe plagosën duke përfshirë kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, gazetarin Blendi Kasmi.

Ky është një turp i paparë dhe përgjegjësinë për këtë e ka Edi Rama dhe Agron Fatmir Xhafaj, të cilët do t’i mbajmë përgjegjës për aktet e dhunës ndaj protestuesve.

Asgjë nuk e ndal marshimin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Këto akte burracake tregojnë se orët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe kupolës mafioze janë të numëruara”, tha Basha.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, sapo ka dhënë mesazhin përmbyllës të protestës nga selia blu, është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak ku është shtruar kryeredaktori i RD-së, Blendi Kasmi, i dhunuar nga Policia.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur samedi 26 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY