Qeveria jep 1.9 milionë lekë për kurimin e ish-ministrit Luan Hajdaraga

Qeveria jep 1.9 milionë lekë për kurimin e ish-ministrit Luan Hajdaraga

172
0
Shares

Qeveria ka miratuar vendimin duke i dhënë 1.9 milionë lekë ish-ministrit Luan Hajdaraga për mbulimin e shpenzimeve mjekësore pas një problemi shëndetësor të tij.

Vendimi është marrë në datën 16 maj ndërsa mbulon transportin jashtë vendit për ish-ministrin. Hajdaraga pak javë më parë pësoi një ishemi në tru,dhe aktualisht ndodhet në Turqi për kurim.

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Mbulimin e shpenzimeve të transportit mjekësor të z. Luan Hajdaraga, në shumën 1 900 000 (një milion e nëntëqind mijë) lekë.

2. Kjo shumë të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të transportit mjekësor ajror.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY