FOTO & RRËFIMI/ Flet ushtari që tentoi të grabisë bankën: Më refuzuan...

FOTO & RRËFIMI/ Flet ushtari që tentoi të grabisë bankën: Më refuzuan overdraftin, kisha nevojë për lekë

120
0
Shares

Rrëfehet Oltion Muça, efektivi i ushtrisë, në repartin e Poshnjes në Berat, i cili u arrestua, pasi tentoi të grabiste filialin e një banke në Lushnje rreth orës 16:30 të së martës. Përpara oficerëve të policisë ai ka pranuar krimin duke u justifikuar se kishte nevojë për para. I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, në bankën që tentoi të grabiste, por kërkesa i ishte refuzuar.

Muça tha se kishte qenë në gjendje të vështirë psikologjike dhe se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. Në këtë situatë ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë një pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe një maskë.

Ushtari 25-vjeçar tentoi të hynte në bankë, kur punonjësit po kryenin veprimet dhe klientët ishin larguar, por kur nuk hapi dot derën qëlloi 6 herë me armën e tij. Pas rënies së alarmit u largua, por policia e arrestoi.

I riu 25-vjeçari jeton me qira në një pallat në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës.  Gruaja e tij nuk pranon të flasë në lidhje me ngjarjen. Fqinjët thonë e njihnin pak Muçën, pasi jetonte vetëm prej pak kohësh në këtë pallat.

Mësohet se çifti i dy fëmijëve jetonte në kushte të vështira ekonomike për shkak se edhe bashkëshortja ishte e papunë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY