Vlorë, arratisja e të dënuarit, flet kryetari i Gjykatës: Shteti të ndërhyjë,...

Vlorë, arratisja e të dënuarit, flet kryetari i Gjykatës: Shteti të ndërhyjë, nuk ka punonjës sigurie

132
0
Shares

Kryetari i Gjykatës së Vlorë, Skënder Haluci reagoi në lidhje me arratisjen e Mikel Kasës. Në një deklaratë për mediat ai kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve pasi gjykata që ai drejton ka mungesë personeli të sigurimit.

“Në sallën e gjyqit ishin vetëm dy punonjës policie. Në këtë ambient nuk ka asnjë personel tjetër sigurimi, pavarësisht kërkesave që kam bërë prej  vjetësh. I kërkojmë autoriteteve shqiptarë që të marrin masa.

Dje është hera e fundit që kam marrë në telefon KLD dhe drejtoreshën e administrimit të pushtetit gjyqësor. Gjykata e Vlorës është jashtë çdo parametri sigurie.

Gjykata e Vlorës nuk ka asnjë mjet transporti. Dje i kam deklaruar KLD se gjykata e Vlorës nuk merr përsipër shoqërimin e gjyqtarëve në gjykata të tjera. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjës pa pasur asnjë lloj sigurie.

Pavarësisht se çfarë thuhet një pjesë e gjyqtarëve nuk kanë makina”, u shpreh Kryetari i Gjykatës së Vlorë Skënder Haluci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY