Itali, arrestohet trafikanti shqiptar i 1 kg kokain, si u tradhtua nga...

Itali, arrestohet trafikanti shqiptar i 1 kg kokain, si u tradhtua nga aplikacioni

488
0
Shares

Policia italiane ka finalizuar një operacion që ka çuar në arrestimin e një shqiptari për shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet sekuestruan një kilogram kokainë të pastër, e gatshme për t’u ndarë dhe për t’u hedhur në treg.

Përveç shqiptarit, në pranga ra edhe një maqedonas, por emrat e tyre nuk janë zbuluar. Droga ishte e fshehur në komunën e Ocre-s, pak kilometra larg kryeqytetit italian.

Hetimet kundër dy të arrestuarve kishin nisur pas denoncimve të qytetarëve italiane në aplikacionin e policisë, “YouPol”.

Dy shpërndarësit kishin krijuar zonat e tyre të shpërndarjes së kokainës në L’Aquila në fshatrat Bazzano, Paganica dhe në lokalitetin Sant’Elia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY