VIDEO/ Korçë, vdekja e të paraburgosurit, familjarët e viktimës akuzojnë: E vrau...

VIDEO/ Korçë, vdekja e të paraburgosurit, familjarët e viktimës akuzojnë: E vrau shteti, eE dhunuan, i bënë gjilpëra

147
0
Shares

Familjarët e 27-vjeçarit,Enea Ftoj, që u gjet i vdekur në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, akuzojnë policinë për ngjarje.

Të shokuar nga ngjarja, ata thonë se njoftimin për vdekjen e morën sot nga gjykata pasi ishte seanca për masën e sigurisë.  Sipas tyre, policia nuk kishte njoftuar asnjë nga familjaret.

Enea Ftoj

Bashkëshortja dhe babai i tij drejtojnë gishtin nga tre efektivët që e kanë shoqëruar, për ushtrim dhune ndaj tij. Ata pretendojnë se i kanë shkaktuar vdekjen me gjilpëra.

“Tre efektive policie e dhunuan gjate arrestimit ne flagrance ne Pazarin e qytetit. Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmurë. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë”, shprehet babai.

“E pa vjehrri për herë të fundit, e di si më tha burri? Më tha, do të vdes.I bënë gjilpëra me zor.Ma vranë, po çfarë shteti është ky. Djali 26 vjeç me baba të sëmurë, tre fëmijë kishte, me nënën në depresion. Unë 21 vjeçe, kisha fëmijën 10 muajshe në gji, as punë në shtet, asgjë. Këtë bën shteti, si të mos vjedhë. Megjithatë, vodhi, të vuante dënimin dhe të mos e vriste. Na e vrau. Ma vranë”, shton nëna.

I ati i viktimës kërkon zbardhjen e të vërtetës.

“Të marrë masa shteti, ose do ti marrim vetë masat”, shprehet ai.

Policia në njoftimin për mediat tha se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY