DETAJE/ Korçë, Policia: Ja pse vdiq i paraburgosuri

DETAJE/ Korçë, Policia: Ja pse vdiq i paraburgosuri

183
0
Shares

Policia Vendore e Korçës ka dhënë detaje për vdekjen në dhomat e saj të paraburgimit, të një të arrestuari.

Sipas Policisë vendore, mësohet se sot në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14. 05. 2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Të njëjta burime saktësojnë se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY